Ruhani: Palestinezët dhe muslimanët të mbrojnë statusin e Kudsit

Mos i humb

Presidenti i Iranit, Hasan Ruhani u bëri thirrje palestinezëve dhe grupeve të tyre politike të jenë të bashkuar kundër vendimit të SHBA-së për pranimin e Kudsit si kryeqytet të Izraelit.

Agjencia iraniane e lajmeve IRNA raporton se për situatën në Kuds, Rouhani ka zhvilluar një bisedë telefonike me udhëheqësin politik të Hamasit, Ismail Haniye.

“Në këto rrethana të gjithë palestinezët dhe muslimanët duhet të jenë të bashkuar dhe të gatshëm që fuqishëm t’u pëgjigjen veprimeve amerikane dhe izraelite”, ka thënë Rouhani me këtë rast duke shtuar se Intifada do të zgjasë deri sa palestinezët të fitojnë të drejtat e tyre ligjore.

Duke dënuar në mënyrën më të ashpër vendimin për Kudsin, presidenti iranian Rouhani tha se kështu SHBA dhe Izraeli treguan fytyrën e tyre të vërtetë.

Udhëheqësi i Lëvizjes palestineze Hamas, Haniyeh me këtë rast u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) që në Samitin e nesërm të liderëve në Stamboll të marrin qëndrim unik për mbështetjen e popullit palestinez./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit