Dhjetëra të plagosur nga përleshjet mes palestinezëve dhe forcave izraelite

Mos i humb

Gjatë përleshjeve mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe Gaza, 62 persona janë plagosur, ndërsa 104 të tjerë kanë rrezikuar të mbyten nga gazi.

Protestat të cilat filluan pas marrjes së vendimit për njohjen e Kudsit si “kryeqytet të Izraelit” nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vazhduan edhe dje.

Ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë ndaj palestinezëve në Bregun Perëndimor dhe në Gaza duke përdorur plumba të vërteta dhe plastike si dhe gaz lotsjellës.

Në një deklaratë me shkrim nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze thuhet se në përleshjet e ndodhura në Bregun Perëndimor dhe Gaza janë plagosur dhjetëra palestinezë.

Që nga dita e enjte të javës së kaluar, në qytete të shumta të Palestinës po përjetohen përleshje mes protestuesve palestinezë dhe ushtarëve izraelitë.

Presidenti amerikan, Donald Trump, në një konferencë për media të mbajtur më 6 dhjetor deklaroi se ka ardhur koha ta njohin Kudsin si “kryeqytet të Izraelit” dhe paralajmëroi zhvendosjen e ambasadës amerikane në këtë qytet, edhe pse rezoluta 478 e KS-OKB-së në vitin 1980 nuk e njeh aneksimin e Kudsit Lindor dhe shpalljen e qytetit si kryeqytet të Izraelit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit