Rumani, mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

Mos i humb

Qytetarët e Rumanisë sot votojnë për të zgjedhur presidentin e tyre në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Rezultatet zyrtare treguan se presidenti aktual Klaus Iohannis nga Partia Kombëtare Liberale (PNL) e qendrës së djathtë fitoi 37 për qind të votave në raundin e parë të zgjedhjeve më 10 nëntor. Iohannis konsiderohet gjithashtu favorit për të fituar edhe në raundin e dytë.

Viorica Dancila nga Partia Socialdemokrate (PSD) ishte kandidatja që mori 22 për qind të votave në raundin e parë dhe kështu hyri në garën e raundit të dytë.

Rumania ka rreth 18 milion votues të regjistruar dhe pjesëmarrja ishte 47 për qind në raundin e parë.

Rezultatet zyrtare fillestare të zgjedhjeve pritet të shpallen në orën 21:00 sipas kohës lokale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit