Rumani, të paktën 2 persona humbin jetën si pasojë e zjarrit në spitalin COVID-19

Mos i humb

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një spital për trajtimin e pacientëve të prekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në qytetin Ploiestit të Rumanisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e policisë, Mihaela Florescu, tha se zjarri shpërtheu për arsye të panjohura në ndërtesën e sëmundjeve infektive të spitalit shtetëror. Ajo theksoi se nga zjarri humbën jetën dy pacientë që trajtoheshin me aparatin e frymëmarrjes.

Florescu njoftoi se 20 pacientë u evakuuan dhe se një punonjës i spitalit është plagosur gjatë përpjekjes për të shuar zjarrin.

Në Rumani, vend që aktualisht po përballet me valën e katërt të pandemisë COVID-19, barra në sistemin shëndetësor dhe spitale është rritur ndjeshëm.

Zjarri në spitalin e qytetit Ploiesti ishte zjarri i katërt që shpërtheu në spitalet COVID-19 të vendit gjatë pandemisë.

Rumania deri më tani ka raportuar mbi 1,72 milion raste të koronavirusit dhe pothuajse 52 mijë viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit