Spanjë, shoferët e kamionëve vendosin të hyjnë në grevë

Mos i humb

Shoferët e kamionëve në Spanjë vendosën të hyjnë në grevë në të gjithë vendin për periudhën 19-22 dhjetor me arsyetimin se qeveria nuk ka reaguar ndaj rritjes së çmimeve të karburanteve dhe ndaj problemeve të sektorit që presin zgjidhje tashmë një kohe të gjatë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komiteti Kombëtar për Transportin e Rrugëve të Spanjës njoftoi se nuk është arritur asnjë përparim në negociatat e zhvilluara prej disa vitesh me qeverinë dhe se kanë arritur në pikën e shterimit pas rritjes së çmimeve të karburanteve të cilat brenda një viti janë rritur në masën 40 për qind.

Komiteti renditi kërkesat e shoferëve të tilla si heqjen e ndalesave për ngarkimin dhe shkarkimin, lehtësim në kalimet automatike në autostrada dhe hapësira të sigurta pushimi. Gjithashtu komiteti tërhoqi vëmendjen se për shkak të kushteve çnjerëzore ka probleme në gjetjen e shoferëve profesional për kamionë.

Ndër të tjera thuhet se në situatën aktuale në vend ka një deficit për rreth 15 mijë shoferë kamioni.

Komisioni i lidhur me transportuesit e kamionëve njoftoi se do të hyjnë në grevë në periudhën 19-22 dhjetor përpara pushimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri kur tregtia dhe shit-blerjet janë në kulmin e tyre.

Greva e fundit në këtë sektor u zhvillua në vitin 2008.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit