Rushaj: Ramë dakord në Konferencën e Kryetarëve për zhvillimin e mbledhjeve fizikisht. Ngritja e 3 komisioneve kalon në seancën e 14 tetorit

Mos i humb

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, tha në fund të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se është rënë dakord që mbledhjet e Komisioneve Parlamentare të zhvillohen fizikisht në salla.

Gjithashtu, Rushaj theksoi se në mbledhjen e sotme në Kryesinë e Kuvendit është rënë dakord që tre komisionet hetimore, të propozuara nga PD, të kalojnë në seancën plenare të datës 14 tetor për diskutim dhe miratim.

“Vendimi që u mor sot në Konferencën e Kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë, sa i përket mbledhjes së komisioneve.

Pas përpjekjeve tona për të vendosur ligjshmërinë, lidhur me punën që opozita duhet të bëjë në komisionet parlamentare, sot u ra dakord përfundimisht që mbledhjet të bëhen me prezencë fizike, siç e parashikon rregullorja, duke respektuar masat anti-Covid.

Po kështu u diskutua dhe ra dakord që të tre komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim.

Ne paraqitëm kërkesën tonë në përputhje me ligjin, dhe i bëmë të qartë deputetëve të PS se e drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore është e patjetërsueshme

. U ra dakord që të tre komisionet të kalojnë në seancë plenare.

Ne nuk tërhiqemi nga ajo që Kushtetuta ka vendosur në raport me komisionet hetimore”, tha Rushaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit