Rusi, 8 të vrarë nga sulmi me armë në ndërtesën e një universiteti

Mos i humb

Komiteti Hetues i Rusisë njoftoi se të paktën 8 persona u vranë dhe disa tjerë u plagosën në sulmin e armatosur të kryer nga një student në Universitetin e Perm, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Universiteti Perm thuhet se një person hapi zjarr me armë në ndërtesën e universitetit dhe se stafi dhe studentët u fshehën nëpër klasa.

Në pamjet e publikuara në shtypin rus, shihet se si njerëzit në ndërtesë u përpoqën të shpëtonin duke u hedhur nga dritaret dhe disa prej tyre ngritën barrikada me karrige para dyerve të klasës.

Ministria e Brendshme njoftoi se në sulm kishte të vdekur dhe të plagosur dhe njoftoi se sulmuesi u neutralizua duke u qëlluar menjëherë pas incidentit.

Komiteti Hetues i Rusisë në një deklaratë tha se në Universitetin e Perm të paktën 8 persona u vranë dhe disa tjerë u plagosën në sulmin e armatosur.

Në deklaratë thuhet se sulmuesi, i cili ishte një student i universitetit, u neutralizua dhe filloi hetimi për incidentin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit