Ndaji me të tjerët ndjenjat tua, diturinë, pasurinë dhe kohën.
Kur u ndihmoni njerëzve mos kërko që ata të ndihmojnë ty.
Veprat tua le të jenë të kushtuara për Allahun e madhërishëm .
Kur dikujt i bën mire kurrsesi mos e përkujto atë.
Ndërsa kur dikush të bën mire ty, assesi mos e harro.
I lartësuari thotë:
“O ju që besuat, mos i prishni lëmoshat tuaja me të krenuar e me ofendim”.(13)
Përkujto fjalët e poetit:
Bëju mirë njerëzve,do të robërosh zemrat e tyre.
Ka shumë njerëz që me vepra të mira janë robëruar.



