Rusi, dy të vdekur në shpërthimin gjatë testit të një rakete

Mos i humb

Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një shpërthim që tronditi bazën ushtarake ruse në veri të vendit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë.

Gjashtë persona u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në bazën ushtarake në qytetin Severodvinsk në rajonin Arhangelsk, thuhet në deklaratën e ministrisë.

“Si rezultat i aksidentit, gjashtë përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe projektuesit e raketës morën lëndime të ndryshme. Dy specialistë vdiqën nga plagët”, shton deklarata.

Më tej thuhet se shpërthimi ndodhi gjatë një prove të motorit të raketës.

Ministria gjithashtu thekson se asnjë substancë e rrezikshme nuk është liruar në atmosferë ose në rajon dhe se nivelet e rrezatimit janë normale.

Po ashtu një shpërthim tjetër në fillim të kësaj jave në një depo municionesh në qytetin Achinsk në Siberi vrau një person.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit