“Turqia për BE-në është një partner i domosdoshëm”

Mos i humb

Komisioneri i Bashkimit Europian (BE) për Migracionin, Çështjet e Brendshme dhe Shtetësisë, Dimitris Avramopoulos është shprehur se Turqia si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, është një partner i domosdoshëm.

Avramopoulos, ka mbajtur një fjalim në një sesion të zhvilluar në kuadër të Konferencës së 11-të të Ambasadorëve në kryeqytetin Ankara, ku mori pjesë edhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Pasi ka mbrojtur idenë e tij se Turqia e cila është një fuqi kyçe rajonale duhet ta kthejë gjithmonë fytyrën e saj nga Europa, Avramopoulos tha se “Turqia si një vend kandidat për anëtarësimin në BE, është një partner i domosdoshëm dhe gjithmonë do të jetë një fqinj i rëndësishëm strategjik për Bashkimin Europian”.

Ndër të tjera, Avramopoulos, tha se Turqia ka pritur 3.6 milionë refugjatë dhe se mirëpret përpjekjet humanitare të Turqisë në këtë drejtim, ku dhe BE-ja do të jetë gjithmonë pranë Turqisë në drejtimin e sfidës në fjalë.

Duke përmendur marrëdhëniet mes vendit të tij Greqisë dhe Turqisë, Avramopoulos, deklaroi që beson se kryeministri i sapozgjedhur i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, janë liderë të fortë.

Dy liderët do t‘i zhvendosin vendet e tyre në një epokë të re miqësie dhe fqinjësie të mirë tha Avramopoulos, i cili ka theksuar se Erdogan dhe Mitsotakis kanë vullnetin dhe vendosmërinë që do të çojnë Turqinë dhe Greqinë në një të ardhme ku ndahet vizioni i përbashkët.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit