Rusi, ish-pjesëtari i marinës amerikane dënohet me 16 vjet burg për spiunazh

Mos i humb

Dënimi rezultoi më i lehtë nga sa pritej, pasi prokuroria kishte kërkuar 18 vjet burgim.

Whelan deklaroi se është i pafajshëm dhe tha se do të apelojë dënimin.

Paul Whelan u arrestua në Moskë nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë në dhjetor të vitit 2018 për spiunazh.

Mbrojtja e Whelan këmbëngul në pafajësinë e tij, duke pohuar se rasti ishte “montuar” pasi iu dorëzua një USB nga një shtetas i panjohur rus në të cilën ai mendonte se kishte “fotografi nga një udhëtim turistik”, ndërsa në të vërtetë kishte një listë të punonjësve të një agjencie të klasifikuar sigurie.

Whelan tha se prania e tij në Rusi ishte që të marrë pjesë në dasmën e një ish-pjesëtari të marinës, duke pohuar se ai do të ndihmonte anëtarët e familjes së dhëndrit në vizitën e tyre të parë në Rusi, vend të cilin Paul Whelan e ka vizituar rregullisht që nga viti 2007.

Rasti ka ngritur spekulime se Rusia po e mbante Whelan me qëllim që ta shkëmbente atë me pilotin rus Konstantin Yaroshenko, i burgosur në SHBA me akuzat për kontrabandim të drogës.

Megjithatë, pretendimet përgënjeshtruan nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova, e cila tha se arrestimi i Whelan për spiunazh nuk është kundërshtuar nga SHBA në kontaktet e punës, por se në deklaratat publike “ata thonë atë që kanë për të thënë”.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Jashtme ruse në vitin 2019, rreth 22 shtetas amerikanë janë të burgosur në Rusi për krime, përfshirë mashtrim, kontrabandë droge, plaçkitje dhe përdhunime.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit