Ministria e Emergjencave e Rusisë bëri të ditur se një aeroplan transportues ushtarak i tipit AN-12 u rrëzua teksa po përgatitej të ateronte në një aeroport pranë qytetit siberian Irkutsk në Rusi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Megjithëse ministria fillimisht raportoi se dy persona humbën jetën dhe pesë mbeten të zhdukur, burimet lokale thonë se të gjithë personat në bordin e avionit vdiqën në aksident.
Shërbimet e urgjencës thanë e aeroplani u zhduk nga radari menjëherë para përpjekjes për ulje dhe u përfshi nga flakët.
Avioni thuhet se i përket flotës ajrore bjelloruse dhe se po transportonte mallra.


