KE: Të ndalet retorika separatiste në Bosnjë e Hercegovinë

Mos i humb

Komisioni Evropian sot deklaroi se përshkallëzimi i krizës politike në Bosnjë e Hercegovinë, pas retorikës separatiste të anëtarit të presidencës së BeH-së, Milorad Dodik, është shqetësim serioz dhe se retorika separatiste duhet të ndalet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i KE-së, Peter Stano në një konferencë për media tha se janë seriozisht të shqetësuar për situatën në BeH dhe se Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja po punojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën e vendit.

Duke thënë se po ndjekin nga afër diskutimet për këtë temë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Stano tha se shpresojnë që misioni ushtarak i ALTHEA-s në BeH të vazhdohet.

“Duhet të përfundojë çdo diskurs i ndarjes. Duhet të ndërpriten edhe veprimet e njëanshme që do të kërcënonin integritetin territorial të BeH-së. Duhet të fillojmë një dialog politik. Kjo është e vetmja mënyrë konstruktive që do të na mundësojë ta zgjidhim krizën përmes dialogut të krerëve politik”, tha Stano.

Ai theksoi se BE-ja është zotuar të mbështesë liderët politikë në BeH në zgjidhjen e krizës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit