Rusi, rrëzohet një helikopter ushtarak

Mos i humb

 

 

Dy pilotë kanë humbur jetën pasi një helikopter ushtarak i tipit Ka-29 është rrëzuar në Detin Baltik gjatë një fluturimi testues në qytetin rus të Kaliningradit.

Sipas një deklarate nga qendra e shtypit e Flotës Detare Ruse të Baltikut, ende janë të panjohura shkaqet e rrëzimit të helikopterit, i cili ishte ngritur për testim gjatë orëve të natës mbi Detin Balktik.

Në deklaratë po ashtu theksohet se fluturimi është kryer në kushte normale atmosferike.

Helikopteri Ka-29 i zhvilluar në byronë e projektimit Rus Kamov në fillim të viteve 1980, është i dizajnuar për të kryer ulje dhe ngritje të lehta në luftanije dhe për të transportuar mallra drejt tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit