Rusi, shkon në rreth 577 mijë numri i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Në një deklarate nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit në Rusi thuhet se në 24 orët e fundit janë shënuar 7.889 raste të reja me COVID-19 duke e rritur në 576.952 numrin e rasteve.

Me 161 vdekjet e reja të shënuara në 24 orët e fundit ka arritur në 8.002 numri i viktimave ndërsa me 10.186 të shëruar ka arritur në 334.592 numri i të shëruarve në vend.

Norma e rritjes ditore e numrit të rasteve në Rusi është deklaruar në 1.4 për qind ndërkohë që tek 32.7 për qind e rasteve të reja nuk janë vërejtur simptoma.

Në kryeqytetin rus Moskë, ku masat në luftën kundër pandemisë janë liruar, numri i rasteve në 24 orët e fundit me 1.057 raste të reja është rritur në 212.978 numri i rasteve ndërsa me 34 vdekje u rrit në 3.565 numri i viktimave.

– 310 mijë persona nën mbikëqyrje

Shërbimi i Mbrojtjes së Shëndetit të Njeriut dhe të Drejtave të Konsumatorit në Rusi tha se rreth 310 mijë persona janë nën mbikëqyrje dhe se numri i testeve të kryera deri më sot ka tejkaluar shifrën 16.6 milionë.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u regjistrua më 31 janar ndërsa vdekja e parë më 19 mars. Masat në vend filluan në fund të marsit.

Në disa pjesë të vendit u lehtësuan masat për shkak se u shënua rënie në numrin e rasteve. Bashkë me këtë u bë e detyrueshme vendosja e maskave dhe dorezave në ambiente të mbyllura dhe të populluara.

Kufizimi i daljes në rrugë në Moskë që filloi më 30 mars u hoq më 9 qershor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit