Rusia akuzon shefin e NATO-s se gënjen në lidhje me përpjekjet për dialog

Mos i humb

Rusia të premten kritikoi ashpër deklaratën e shefit të NATO-s, duke e cilësuar “gënjeshtër” komentin e tij se Moska refuzon të ketë dialog me aleancën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fakt, Rusia sugjeroi mbajtjen e bisedimeve thelbësore me pjesëmarrjen e ekspertëve ushtarakë për çështje me interes për të dyja palët, deklaroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova para gazetarëve në Moskë.

Deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg “se Rusia refuzon të përfshihet në dialog nuk janë të vërteta, ato janë gënjeshtra”, tha ajo.

“Janë propozuar biseda thelbësore, u sugjerua të mos hymë në ‘PR show’ të politizuar, për të cilën partnerët tanë perëndimorë janë kaq të famshëm. Po ashtu, është sugjeruar të flitet në mënyrë specifike, me pjesëmarrjen e ekspertëve, përfshirë ekspertë ushtarakë, për një gamë të gjerë çështjesh”, shtoi ajo.

Zakharova i bëri thirrje sekretarit Stoltenberg “të ndalojë përhapjen e dezinformimit rreth Rusisë” dhe të shikojë propozimet e vendit që janë ende në tryezë.

Konferenca për shtyp e Biden-it ‘e orkestruar’

E pyetur në lidhje me konferencën e parë për shtyp të së enjtes nga Presidenti i SHBA-së Joe Biden, Zakharova tha se ajo ishte një skenar dhe shkelte lirinë e fjalës.

“Natyrisht, konferenca ishte orkestruar. Personalisht, unë isha e tmerruar, nuk do ta fsheh këtë”, tha ajo, duke e quajtur atë pjesë të një “fushate informacioni”.

Ajo tha se konferencat për shtyp të Presidentit të SHBA-së dikur u jepnin shembuj vendeve të tjera, por sot SHBA-ja diskriminon jo vetëm mediat e huaja, por edhe ato të saj.

“Fjala iu dha vetëm një grupi gazetarësh dhe atyre që përfaqësojnë një pjesë tjetër të komunitetit gazetaresk nuk morën fjalë fare”, theksoi ajo.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit