Rusia arrin edhe një rekord tjetër të vdekjeve nga COVID-19

Mos i humb

Rusia sot ka regjistruar një tjetër rekord ditor të vdekjeve nga koronavirusi (COVID-19) pasi 1.178 njerëz humbën jetën gjatë ditës së kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 240.871, transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë periudhës së njëjtë, infeksionet ditore u rritën me 39.008 në një total prej 8,59 milionë rastesh, ndërsa rastet aktive po afrohen në 1 milion, që aktualisht janë 939.698, theksoi në një raport ditor task-forca e urgjencës së koronavirusit të Rusisë.

Rikuperimet u rritën me 30.905 që nga e hëna, për të arritur në 7,41 milionë, thuhet në raport.

Tre raste të llojit “mu” dhe një rast “lambda” u identifikuan në Rusi, thanë autoritetet.

Presidenti rus Vladimir Putin e quajti situatën e koronavirusit në Rusi “shumë të vështirë”, duke theksuar se numri i rasteve aktive është më i larti që nga fillimi i pandemisë.

Rajoni perëndimor Nizhegorodskaya Oblast e zgjeroi periudhën e jopunës në Rusi deri më 14 nëntor për të përballuar rritjen e rasteve.

Duke filluar nga 28 tetori, Rusia hyri në një periudhë kombëtare dhjetëditore në karantinë që synon të frenojë përhapjen e virusit.

Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë më shumë se 5 milionë jetë në 192 vende dhe rajone, me mbi 247 milionë raste janë raportuar në mbarë botën, sipas Universitetit Johns Hopkins me qendër në SHBA.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit