Rusia kritikon zbatimin e traktatit të armëve nga SHBA-të

Mos i humb

Rusia ka kritikuar metodat e SHBA-ve për përpjekjen për të përmbushur një traktat të ri të reduktimit të armëve bërthamore, në afatin përfundimtar për të dy vendet për të përmbushur paktin.

Në faqen e saj të internetit, Ministria e Jashtme ruse tha se Rusia nuk mund të konfirmojë se SHBA-të kanë përmbushur kufizimet e Traktati të Ri të Reduktimit të Armëve Strategjike (START).

“Shtetet e Bashkuara u përpoqën të plotësonin traktatin jo vetëm duke reduktuar armët, por edhe duke ripajisur disa nga raketat balistike nëndetëse dhe bombarduesit strategjikë Boeing B-52 me koka raketore që bien jashtë traktatit”, theksohet në deklaratën e ministrisë ruse.

Më tej thuhet se Moska poashtu mori në konsideratë seksionet e riklasifikimit të objekteve të lëshimit të raketave të SHBA-ve si “objekte të trajnimit” të paparashikuara nga traktati.

Të premten e kaluar, SHBA-të thanë se kishte “një arsye” për të besuar se Moska nuk do të përmbushë detyrimet e veta deri në përfundimin e afatit, e hënë, më 5 shkurt.

Traktati i Ri i Reduktimit të Armëve Strategjike ose START i Ri vendos kufijtë qendrorë për rezervat e armëve bërthamore të Moskës dhe Washingtonit, duke i kufizuar raketat balistike ndërkontinentale (ICBM) të pozicionuara, raketat nëndetëse dhe bombarduesit e rëndë në 700, duke e bërë numrin maksimal të armëve bërthamore jo të pozicionura në 1.550 dhe duke kufizuar ICBM-të e pozicionuara dhe jo të pozicionuara, raketat nëndetëse dhe bombarduesit në 800./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit