Rusia ka nisur një sulm të madh me raketa në infrastrukturën energjetike të Ukrainës në të gjithë vendin, duke çuar në ndërprerjen parandaluese të energjisë në disa rajone, thanë sot autoritetet.
“Është mesi i dimrit dhe objektivi për rusët mbetet i pandryshuar: furnizimi ynë me energji”, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në Telegram.
“40 raketa dhe 70 dronë u përdorën në sulmin rus”, tha ai, duke bërë thirrje për forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës për të përballuar sulme të tilla.
Rajoni perëndimor i Lvivit, u godit rëndë gjatë natës.
“Sulmet ruse goditën dy zona kritike të infrastrukturës në rrethet Drohobych dhe Stryi,” tha guvernatori ushtarak i Lvivit, Maksym Kozytskyi në Telegram.
“Nuk janë raportuar të vrarë apo të plagosur – pas sulmeve raketore ruse raketa”, tha ai.
“Furnizimi me energji elektrike në Lviv është ende funksional”, sipas guvernatorit.
Objektet energjetike u sulmuan gjithashtu në rajonin fqinj Ivano-Frankivsk.
“Forcat e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe situata është nën kontroll”, tha guvernatorja Svitlana Onyshchuk.
“Ndërprerjet parandaluese u zbatuan në rajonet si, Kharkiv, Sumy, Poltava, Zaporizhia, Dnipropetrovsk dhe Kirovohrad pas sulmit me raketa”, sipas ministrit të Energjisë, German Galushchenko.
Shkalla e dëmeve në ato rajone është aktualisht e paqartë.