Rusia regjistron numrin më të lartë ditor të rasteve me COVID-19

Mos i humb

Numri i të diagnostikuarve me koronavirusin e ri (COVID-19) deri më tani në Rusi ka shkuar në 1.272.238, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 22.257.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se në 24 orët e fundit janë diagnostikuar 12.126 raste të reja me virusin, që është shifra më e lartë ditore në vend deri më tani, dhe 201 të vdekur.

Numri i të shëruarve ka arritur në 1.009.421, me 7.092 të shëruar në 24 orët e fundit.

Në Moskë janë regjistruar 3.701 raste të reja, duke e çuar shifrën e përgjithshme në 321.812, ndërsa numri i të vdekurve në kryeqytetin rus ka mbërritur në 5.530, me 33 viktima të reja.

Nga ana tjetër, Shërbimi i Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së të Drejtave të Konsumatorit bëri të ditur se deri më tani në Rusi janë kryer mbi 49,6 milionë teste, përfshirë 507 mijë në 24 orët e fundit.

Rasti i parë me COVID-19 në Rusi u zbulua më 31 janar ndërsa vdekja e parë u regjistrua më 19 mars.

Me uljen e numrit të rasteve, autoritetet kanë lehtësuar masat në një pjesë të madhe të vendit, por e kanë bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave dhe dorezave në vendet e mbyllura dhe të frekuentuara.

Më 1 shtator në Rusi filloi viti shkollor, ndërsa brenda institucioneve arsimore u bë e detyruar mbajtja e maskave dhe distancës fizike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit