Zvicër: 1487 infeksione të reja dhe 3 raste të vdekjes nga Covid-19

Mos i humb

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka raportuar sot 1,487 raste të reja që kanë rezultuar pozitive për virusin corona.

Mesatarja e infeksioneve të 7 ditëve të fundit është 677 që tregon një rritje prej 114 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Siç e tregojnë shifrat, trendi po rritet shumë shpejt dhe në nivel të lartë.

Shkalla mesatare e rasteve të rezultuara pozitive gjatë 7 ditëve të fundit aktualisht është 6.6 për qind. Kjo do të thotë se nga 100 teste, mesatarisht 7 teste ishin pozitive dhe në këtë mënyrë, pragu kritik i caktuar nga OBSH, prej 5 për qind, është tejkaluar.

Numri mesatgar i testimeve të bëra gjatë 7 ditëve të fundit është 10,445 teste në ditë dhe kështu është rritur për 9 për qind, krahasuar me javën e mëparshme.

BAG ka raportuar sot edhe 3 raste të reja vdekjesh nga Covid-19.

Mesatarja e pranimeve në spital gjatë 7 ditëve të fundit ka qenë 10 persona në ditë që është 1 për qind më shumë se në javën e kaluar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit