Rusia teston me sukses raketën supersonike

Mos i humb

Armata ruse ka lansuar me sukses raketën supersonike të aftë të bartë kokë bërthamore, për të cilën kohë më parë foli edhe presidenti i atij vendi Vlladimir Putin.

BBC njofton Ministria ruse e Mbrojtjes publikoi një video incizim të lansimit testues të raketës supersonike nga një avion luftarak rus.

Ministria ndërkohë bëri të ditur se raketa në fjalë ka goditur cakun dhe se testimi ka qenë tërësisht i suksesshëm.

Njeriu i parë i Rusisë, në adresimin e tij kombit, më 1 mars, foli për një gjeneratë të re të raketës supersonike ruse, të cilën e vlerësoi “si të përkryer”, duke thënë se është një projektil i pamposhtshëm duke e emëruar sipas thikës Kinxhal.

Putin porositi se Rusia posedon armë të reja të cilat nuk i ka asnjë vend në botë.

Raketa Kinxhal fluturon dhjetë herë më shpejtë se shpejtësia e zërit, me një rreze veprimi prej 2.000 kilometra./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit