Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte vizitoi sot Kievin në udhëtimin e tij të parë zyrtar, duke u zotuar për mbështetjen e vazhdueshme të aleancës për Ukrainën.
Rutte tha se ”ishte e rëndësishme për të që të vizitonte Kievin në fillim të mandatit të tij “për t’u bërë të qartë kristal të gjithë vëzhguesve se NATO qëndron me Ukrainën”.
Duke folur së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Rutte tha se “lufta për liri” e Ukrainës pasqyron parimet dhe vlerat thelbësore të NATO-s.
“Ukraina është më afër NATO-s se kurrë më parë dhe do të vazhdojë në këtë rrugë derisa ajo të bëhet anëtare e aleancës sonë”, shtoi Rutte.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s ka vizituar më parë Ukrainën në cilësinë e tij si kryeministër holandez duke përfshirë qytetet Odesa dhe Kharkiv.


