Ryshfet policit, arrestohet 41- vjeçari në Kurbin, transportonte rërë nga lumi Mat

Mos i humb

Një 41- vjeçar është arrstuar pasi me kamionin tip ‘’Scania’’ u kap duke transportuar inerte të marra nga shtrati i lumit Mat.

Ai u ndalua në afërsi të një karburanti në aksin Lezhë- Laç dhe i ofroi ryshfet policit.

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë edhe kryeinspektori i IMT në Kurbin, J.M, 41 vjeç për shpërdorim detyre.

STATUSI NGA POLICIA

Kurbin

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

U kap duke transportuar inerte të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat dhe tentoi t’i ofronte ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit, vihet në pranga 41-vjeçari.

Procedohet penalisht edhe kryeinspektori i IMT Kurbin, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për goditjen e paligjshmërisë në fushën e informalitetit dhe krimeve mjedisore, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative së një subjekt po transportonte materiale inerte (rërë) të marra në mënyrë të paligjshme nga shtrati i lumit Mat, kanë organizuar punën në bashkëpunim me Policinë Rrugore dhe në afërsi të një karburanti, në aksin rrugor Lezhë-Laç, kanë ndaluar mjetin tip “Scania”, me drejtues shtetasin B. M.

Në momentin e ndalimit, ky shtetas i ka ofruar ryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim shmangien e kontrollit të dokumentacionit të automjetit dhe për marrjen e transportin e inerteve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit