Sa Zgjat Dhimbja E Kokës Nga Migrena?

Mos i humb

Dhimbja e kokës nga migrena nuk është shaka dhe shpesh duket sikur zgjat përgjithmonë.

Ashtu si çdo person është unik, ashtu është edhe çdo fazë e migrenës.

AgroWeb.org bazuar në studimet dhe në fjalën e ekspertëve ju njeh më shumë me fazat e migrenës dhe disa këshilla se si mund t’i trajtoni dhimbjet e kokës nga migrena.

Fazat E Migrenës Janë Katër:

Faza paralajmëruese

Këto simptoma shpesh nuk mund të shfaqin dhimbje koke, kështu që mund të jetë e vështirë të identifikohen.

Ato zakonisht zgjasin diku nga 1 deri në 24 orë, para se të kaloni në fazën tjetër.

Simptomat përfshijnë:

-lodhje

-ndryshime humori, të tilla si nervozizmi

-etje ose dëshirë e shtuar për ushqime të caktuara

-ankth

-qafë e ngrirë

Faza e aurës

Faza e aurës është një dukuri që prek deri në 25% të njerëzve që përjetojnë sulme të migrenës.

Aurat kanë një larmi të gjerë të simptomave neurologjike, të cilat zakonisht ndodhin para sulmit kryesor tek të rriturit.

Në këtë fazë ju mund të vini re:

-drita vezulluese

-njolla me ngjyrë ose të errëta

-linja zigzage

Ju gjithashtu mund të përjetoni:

-ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirje

-marrjamendje

-ankth

-konfuzion

-dobësi

Aurat gjithashtu mund të ndikojnë në dëgjim ose të folur dhe në raste të rralla mund të shkaktojnë gjendje të fikëti ose paralizë të pjesshme.

Simptomat e aurës zakonisht zgjasin nga 5 minuta në 1 orë dhe nganjëherë mund të mos shoqërohen me dhimbje koke.

Dhimbja e kokës (ose sulmi kryesor)

Për shkak se shumë sulme nuk përfshijnë simptoma aurele, kjo fazë mund të ndodhë menjëherë pas “fazës paralajmëruese”.

Simptomat e kësaj faze janë:

-ndjeshmëri ndaj zhurmës, dritës, aromës ose prekjes

-dhimbje koke pulsuese në njërën ose në të dy anët

-dhimbje në rritje, e shkaktuar nga lëvizja ose aktiviteti fizik

-shikim i turbullt

-të përzier ose të vjella

-marramendje

-humbje e oreksit

Kjo është faza më e paparashikueshme dhe mund të zgjasë nga disa orë deri në disa ditë.

Simptomat mund të bëhen aq të forta, saqë mund të mos jeni në gjendje të kryeni aktivitetet e përditshme.

Faza e rimëkëmbjes

E keqja ka mbaruar, por kjo fazë mund të vijë me një larmi simptomash.

Këto simptoma mund të zgjasin një ose dy ditë dhe janë:

-lodhje

-depresion

-eufori

-dobësi

-marramendje

-konfuzion

Si Mund Ta Trajtoni Migrënën Në Kushte Shtëpie!

Përveç përdorimit të medikamenteve qetësuese ose ilaçeve që doktori ju ka rekomanduar, ekzistojnë disa trajtime të thjeshta që ja vlen t’i provoni.

Ato janë :

– Shmangni ndriçimin e ashpër dhe tingujt e lartë. Qëndroni në një hapësirë ​​të qetë, ulni dritat dhe përpiquni të relaksoheni.

– Nëse ushtroni pak presion në zona të caktuara të trupit tuaj ose të kokës mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve.

– Pini ujë! Hidratimi është shumë i rëndësishëm, veçanërisht gjatë një sulmi të migrenës.

– Provoni vajrat esencialë si livando dhe mentja, ato kanë veti të shkëlqyera qetësuese.

– Vendosni një kompresë të ftohtë. I ftohti ndihmon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe lehtësimin e dhimbjeve.

– Provoni pak kafeinë, ajo ngushton enët e gjakut dhe përdoret zakonisht për të trajtuar dhimbjet e kokës. Kërkimet tregojnë se kafeina mund të ketë efekte të fuqishme në sulmet e migrenës.

– Kufizoni kohën e qëndrimit para ekranit sepse drita nga pajisjet tuaja dixhitale mund t’i përkeqësojë simptomat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit