Salianji: Asgjë nuk është mbyllur, përpjekja nën brez e tyre nuk do na ndalojë

Mos i humb

Ervin Salianji ka reaguar në rrjetet sociale duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen ndaj tij.

Ai thekson se dënimi i tij është moment i vështirë për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. Megjithatë thekson se asgjë nuk është mbyllur dhe se atë që e konsideron si “përpjekje të ulët nën brez” nuk do ndalojë demokratët në një përpjekje për ta bërë më të mirë Shqipërinë.

“Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Është një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në përpjekjen tonë të madhe për një Shqipëri më të mirë.

Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund përndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.

Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshëm, qytetarët e lirë që më keni mbështetur në gjithë këto vite”, shprehet Salianji.

Salianji thekson se e vërteta që po sulmohet, goditet dhe po burgoset është se Edi Rama është produkt i krimit dhe i bandave.

“Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit. E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qëndrojë gjithnjë në këto themele të kalbura. Të dashur miq! Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemër e përkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënë rrugën vendit. Dhe do ja dalim”, tha Salianji.

Ervin Salianji u dënua me 1 vit burg për kallëzim të rremë në lidhje me çështjen “Babale”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit