Salianji: Rama përdor institucionet si ‘kamxhik’, godet ata që dalin nga vatha e tij.

Mos i humb

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një dalje për mediat nga kryesia e Kuvendit lëshoi akuza në drejtim të institucioneve të drejtësisë, që nuk nisin hetimet për çështjen McGonigal-Rama.

“Të gjitha institucionet janë në thundrën e autokratit. Të gjitha institucionet për shkak të frikës së Ramës dhe hetimit të çështjes McGongial ose heshtin ose nuk kthejnë përgjigje.

Me urdhër të Ramës është bllokuar kërkesa për Komisionin Hetimor.

Disa institucione duke i përdorur Rama si kamzhik për të goditur ata që dalin nga vatha e tij.

“Ministri i Brendshëm zoti Bledar Çuçi nuk është takuar me Gonigal,”, na është thënë nga autoritetet, shkresa dërguar informativ shtetëror , tregon se është në kontroll të kryeministrit,”, tha ai.

Pyetje: A ka takuar McGonigal drejtues të institucioneve të larta?

Ervin Salianji: Gjithsecili e mendon se kur SPAK nuk i kthen përgjigje një deputeti, imagjinoni se çfarë ndodh me qytetarë të tjerë dhe se sa fuqi ka kjo strukturë. E inkurajon SPAK, por presim përgjigje për këtë çështje që për tejkalim kohor, s’jep dot përgjigje nëse ka takime apo kanë nisur hetimet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit