Samiti Digjital në Kosovë, Balluku: Ndërkombëtarët të mbështesin vendet e rajonit, dëmet e sulmeve mund të jenë ndërkufitare

Mos i humb

Ndërkombëtarët duhet të mbështesin vendet e rajonit kundër sulmeve kibernetike.

Ky ka qenë apeli i bërë nga zv.kryeministrja e Shqipërisë Belinda Balluku në samitin digjital 2 ditor “Prishtina 2022”.

Duke marrë shkas nga sulmet e fundit kibernetike kundër sisteme qeveritare Balluku theksoi se është urgjente marrja e masave për rritjen e sigurisë.

“Digjtalizimi nuk është zgjedhje por domosdoshmëri. Për këtë arsye duhet të jemi në hap me zhvillimet e reja dhe si qeveri ti akomodojmë gjitha këto.

Sulmet kibernetike në Shqipëri ishin jo nga qytetarë por ishin një sulm i organizuar në mënyrë profesionale nga një shtet tjetër, mirëpo reagimi jonë dhe aleatëve tanë ka qenë i shpejtë për mbrojtjen ndaj këtyre sulmeve kibernetike.

Kjo duhet parë si reflektim për rishikuar mbrojtjen e sistemeve tona.

Qeveria shqiptare është e përqëndruar në këtë drejtim. Ftoj ndërkombëtarët që të mbështesin financiarisht vendet e rajonit pasi dëmet e sulmeve mund të jenë ndërkufitare”, tha Balluku.

Edhe kryeministri Kosovar Albin Kurti theksoi se duhet angazhim në mbrojtjen ndaj sulmeve kibernetike.

“Kemi shumë fusha për t’i përmirësuar këto gjëra, pasi ne duhet të jemi më digjital, por do të jemi gjithmonë më të cenuar nga sulmet kibernetike. Pra jo vetëm që do të ndalojnë këtë, por do të kenë një efekt më të rëndë në sigurinë kombëtare. Për këtë, këto nuk janë vetëm disa kërcënime larg por të përditshme. Siç e dini para disa dite kemi pasur sulme kibernetike, duke ju qasur kësaj ne kemi marrë masa operacionale të nivelit të lartë të sigurisë”, u shpreh Kurti.

Përmes një video konference komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi tha se po përgatisin një program për sigurinë kibernetike, që do të fillojë vitin e ardhshëm.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit