“Scary Fast”, Apple prezanton çipat e rinj

Mos i humb

Javën e shkuar Apple njoftoi një event virtual më 31 Tetor të quajtur “Scary Fast”. Siç pritej, kryefjala e tij ishin çipat e rinj M3 dhe disa përmirësime të pajisjeve të tyre.

Ngjarja ishte filmuar e gjitha me anë të një iPhone dhe më pas ishte montuar në një MacBook.

Çipat M3, M3 Pro dhe M3 Max do të jenë pjesë e iMac të ri 24 inç dhe MacBook Pro. Sipas Apple, ky çip “rrit maksimalisht përdorimin mesatar të GPU” duke përcaktuar sasinë e  mjaftueshme të memories për komandat. Çipat M3 procesojnë 2.5 herë më shpejt se M1 dhe CPU e tyre është 30% më e shpejtë.

MacBook Pro me përmasa 14 dhe 16 inç kanë përmirësime, por ajo që dallohet në  pjesën e jashtme është një ngjyrë e re: e zeza. Ata përdorin çipat M3, por formati 14 inç mund të funksionojë me secilin prej çipave, ndryshe nga modeli 16 inç që përdor vetëm M3 Pro ose M3 Max.

Çipat e rinj supozohet të rrisin performancën, por kompania është shprehur se bateria në secilin model zgjat deri në 22 orë.

Mac ka shtuar paletën e ngjyrave si edhe çipin e ri M3. Ekrani është 24 inç, rezolucioni 4.5K, kamera e Facetime deri në 1080 piksel dhe një sistem me 6 altoparlantë. iMac i ri vjen në ngjyrë të gjelbër, të verdhë, portokalli, rozë, lejla, blu dhe argjend.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit