I përjashtuar me 10 ditë, Gazment Bardhi shkon në selinë e Kuvendit.

Mos i humb

Shumica e deputetëve të opozitës ndodhen tashmë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Brenda kryesisë së Kuvendit ndodhet gjithashtu edhe Gazment Bardhi, i cili është i përjashtuar me 10 ditë.

Bardhi ka tentuar të hyjë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve.

Deputetët e opozitës, përkatësisht mbështetësit e Berishës dhe të Bardhit, për të bllokuar edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Sot do të ketë tentativa që të bllokojnë punimet në Konferencën e Kryetarëve.

Bardhi eshte mes pese deputeteve te opozites te perjashtuar nga Kuvendi.

Ndonëse është përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka tentuar që të hyjë sot në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Ai ka debatuar dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.

Për ça më ke përjashtuar? Ça kam bërë që jam përjashtuar…Si qenka kjo rregullore. Po ti ke dy muaj që merresh me mua…”, dëgjohet teksa i thotë Bardhi, Nikollës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit