Scholz konfirmon dërgimin e 18 tankeve “Leopard” në Ukrainë

Mos i humb

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke luftarake “Leopard 2A6” nga Gjermania, konfirmoi sot kancelari gjerman, Olaf Scholz.

“Trupat ukrainase u trajnuan per perdorimin e tyre në Gjermani”, tha Scholz në Roterdam gjatë një konference për shtyp me kryeministrin holandez, Mark Rutte.

Ashtu si me sistemet e tjera të armëve, agjencitë qeveritare nuk kishin bërë publike asgjë në lidhje me transportimin e tankeve për arsye sigurie.

Më 25 janar, pas një beteje të gjatë politike të brendshme, qeveria gjermane vendosi montimin e shpejtë të dy batalioneve me tanke”Leopard 2″ për Ukrainën.

Zakonisht, këto batalione janë të pajisura me 31 tanke secili.

Vende të tjera që kanë dërguar tanke të tilla në Ukrainë janë, Polonia, Norvegjia, Kanadaja, Spanja dhe Portugalia.

Polonia dorëzoi katër tanket e para të tipit më të vjetër “Leopard 2A4” në Ukrainë në muajin shkurt.

Ekspertët ushtarakë besojnë se tanket “Leopard 2” janë superior kundrejt tankeve ruse.

Një arsye është se ato kanë një sistem armësh të stabilizuar dhe kështu mund të qëllojnë gjatë lëvizjes, ndërsa tanket “T-72”, që përdoren gjerësisht nga forcat e armatosura ruse, duhet të qëndrojnë të palëvizshme për të qëlluar.

“Objektivi i trajnimit ishte t’u mundësonte forcave ukrainase të luftojnë plotësisht në mënyrë të pavarur me tanket luftarake moderne”, tha gjeneral brigade Björn Schulz, komandant i shkollës së trupave të tankeve të Bundeswehr-it

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit