Schroeder: Të rinjtë të orientohen drejt inxhinierisë softuerike

Mos i humb

Daniel Schroeder, përfaqësues kompanisë Siemens në Gjermani, apeloi sot qeverinë shqiptare të orientojë të rinjtë drejt inxhinierisë softuerike.

Kjo sipas tij, i bën ata të mirëpaguar dhe u jep mundësi të punojnë në tregjet ndërkombëtare, njëkohësisht të qëndrojnë në shtëpinë e tyre, në Shqipëri.

“Kemi ardhur këtu, 18 muaj më parë, sepse Siemens dëshironte të identifikonte talente në fushën e teknologjisë, në mënyrë që ata të punonin për këtë kompani dhe të rriteshin bashkë me të.

Kompania përzgjodhi 51 persona, pasi kishin aftësi maksimale në fushën e teknologjisë. Paga e tyre sot është 2500 euro. Ata janë programues të nivelit të mesëm.

Ata vazhdojnë të punojnë për Siemens. Asnjë nuk është larguar. Ne e kemi fokus të trajnojmë këta persona dhe t’i bëjmë pjesë të ekipit të Siemens.

Çdo katër muaj këta ekspertë shkojnë në Gjermani për t’u trajnuar dhe për t’u integruar me ekipin e Siemens që punon në Gjermani.

Kjo bën që ata të kuptojnë mënyrën se si duhet të jetë një softuer inxhinier i mirë që të krijojë arkitekturën e duhur”, u shpreh ai.

Schroeder tha se, këta inxhiniere që të mbeten asete lokale.

“Ne mund t’i rrisim këtu dhe ata mund të qëndrojnë brenda Shqipërisë, të punojnë dhe të jenë pjesë e tregut lokal. Duhet të nxisim të rinjtë të studiojnë në këtë drejtim. Kjo është e vetmja fushë që u krijon mundësinë atyre të jetojnë me një nivel të lartë mirëqenie në Shqipëri, ndërsa punojnë për tregjet ndërkombëtare”, tha ai.

Sipas tij, Shqipëria duhet të ecë në këtë drejtim më shpejt.

“Jemi gati të vijmë këtu dhe të krijojmë vende pune, por duhet që Shqipëria të orientojë të rinjtë në këtë drejtim”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit