S’e përjashton protestën e diasporës, Berisha paralajmëron Ramën nga Brukseli

Mos i humb

Në një deklaratë nga Brukseli, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha vuri theksin te raporti i Komisionit të Jashtëm të Parlmentit Europian për Shqipërinë.

Sipas tij, raporti tregon qartë se “shteti ligjor i shndërroi zgjedhjet në një farsë elektorale”.

“Raporti denoncon Olta Xhaçkën dhe Edi Ramën, jo me emra, por denoncon aferën e tyre, konkretisht për Xhaçkën dhe Vullnet Sinën. Raporti e merr si shprehje të asgjësimit të shtetit ligjor dhe përqendrimit të pushteteve në një dorë. Dënon ligjin e investimeve strategjike, ministrat që kanë përfituar për të plaçkitur prona”, tha Berisha.

“Dua të informoj shqiptarët dhe komunitetin ndërkombëtar, se një nga qëllimet e këtij udhëtimi, ishte të denoncoja pranë aktiviteteve të këtij tempulli, ndërhyrjet banditeske në formë presionesh të Edi Ramës dhe ministrit të tij të Jashtëm, pranë vëzhguesve ndërkombëtarë”, shpjegoi kështu arsyen e udhëtimit dy ditor.

Paralajmëroi çdo lloj angazhimi të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit, pasi pretendon se Partia Socialiste ka siguruar votat me presion e vjedhje.

“Paralajmërojmë të gjitha format e angazhimit të qytetarëve shqiptarë jashtë vendit. Edi Ramës do i ngecë në fyt vota e diasporës”, deklaroi Berisha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit