Seancë e përbashkët e qeverive të Sllovenisë dhe Serbisë

Mos i humb

Seanca e përbashkët e qeverive të Serbisë dhe Sllovenisë, në të cilën ishte paraparë të diskutohen marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve në biznes, siguri, çështje sociale, drejtësi dhe migrim, u mbajt sot në Bërdo të Kranjit në Slloveni.

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç mëngjesin e sotëm mbërriti me delegacionin e Qeverisë së Serbisë në Slloveni, ku në aeroport u prit nga kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar.

Pas takimit, janë planifikuar të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi.

Siç thuhet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, kryeministrja Brnabiç para seancës, ka shënuar në librin e artë të mysafirëve në Kranj, ku ka theksuar se mirëkuptimi reciprok dhe bashkëpunimi, sinqeriteti dhe gatishmëria për bisedime hap rrugën e forcimit të miqësisë mes dy popujve.

“Sot ne jemi ata që shkruajmë faqet e historisë për gjeneratat e ardhshme”, ka thënë Brnabiç dhe e falënderoi Slloveninë për mbështetjen dhe miqësinë e saj.

Gjatë pasdites, Cerar dhe Brnabiç do të marrin pjesë në forumin e biznesit Slloveni – Serbi, në Dhomën e Tregtisë së Sllovenisë në Lubjanë, ndërsa ministrat do të marrin pjesë në panelet në kuadër të Forumit.

Delegacioni i Serbisë përbëhet ministri i Punës, Punësimit, Veteranëve dhe Politikës Sociale, Zoran Gjorgjeviç, ministri i Kulturës dhe Informacionit Vlladan Vukosavljeviç, ministrja e Drejtësisë Nela Kuburoviç, ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Mladen Sharçeviç, ministri i Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Branko Ruzhiç, ministrja e Integrimit Evropian Jadranka Joksimoviç, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Branislav Nedimoviç dhe ministri pa portofol përgjegjës për demografinë dhe politikën e popullsisë, Slavica Gjukiç Dejanoviç.

Seanca e parë e përbashkët e dy qeverive u mbajt në vitin 2013 në Beograd, ndërsa në vitin 2015 po ashtu në Bërdo të Kranjit, ku u dakorduan që Qeveria e Serbisë dhe Sllovenisë së bashku do të trajtojnë procedurat për hyrjen më të lehtë të kompanive serbe në tregun slloven, si mundësinë e shtimit të investime sllovene në Serbi./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit