Sebastian Kurz rikthehet në detyrë, betohet në postin e kancelarit të Austrisë

Mos i humb

.

Konservatori, Sebastian Kurz, u betua të martën si kancelar i Austrisë. Ai u rikthye në detyrë, pas rrëzimit të qeverisë së tij, në muajin maj, për shkak të një skandali të korrupsionit.

Kriza politike në Austri nisi si pasojë e shfaqjes së një videoje, që supozohej se tregonte zëvendëskancelarin e atëhershëm, Heinz-Christian Strache duke i ofruar kontrata një përfitueseje potenciale ruse, në këmbim të donacioneve politike.

Austria është udhëhequr gjatë muajve të fundit nga një qeveri e përkohshme, të cilës i ka prirë kancelarja, Brigitte Bierlein.
Kurz, 33 vjeç, është kryeministri me moshën më të re në botë. Ai arriti të formojë shumicën për të formuar qeverinë e re, falë një koalicioni me Partinë e të Gjelbërve.

Në qeverinë e kaluar, Partia Popullore e Austrisë, të cilën e udhëheq Kurz, ishte në koalicion me Partinë e ekstremit të djathtë Liria.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit