Sekretari britanik i Financave jep dorëheqjen

Mos i humb

Sekretari britanik i Financave, Sajid Javid ka dhënë dëroheqjen nga detyra e tij, (AA).

Sipas mediave britanike, kryeministri Boris Johnson në kuadër të ndryshimeve që bëri sot në kabinet i propozoi Javid vazhdimin e detyrës por se duhej të largonte nga detyra këshilltarët e tij. Mirëpo, Javid nuk e pranoi këtë propozim dhe dha dorëheqjen nga detyra.

Në muajin gusht një këshilltar i Javid u shkarkua nga detyra me pretendimin se pa njoftuar ka lëshuar në shtyp një raport lidhur me efektet e Brexit-it pa marrëveshje me qeverinë.

Javid i cili ka origjinë pakistaneze, në periudhën e ish-kryeministres Theresa May ka ushtruar edhe detyrën e sekretarit të Brendshëm.

Kryeministri britanik në kuadër të ndryshimeve në kabinetin qeveritar deri më tani, përveç Javid ka shkarkuar nga detyra 8 ministra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit