Sekretari i PDK-së për përplasjen Haxhiu-Lushtaku: Punë për ta

Mos i humb

Përplasjet e fundit në degët e Partisë Demokratike në Kosovës (PDK) në Skenderaj, duket se nuk i kanë bërë aq shumë përshtypje strukturave të kësaj partie në Qendër.

Deri më tani nuk është caktuar asnjë takim i PDK-së në Qendër që t’i diskutojë zhvillimet e fundit atje.

Sekretari i PDK-së, Basri Musmurati, ka thënë për Gazetën Insajderi se përplasjet e degëve të PDK-së në Skenderaj janë punë e tyre.

“Punë të tyre janë ato”, ka thënë sekretari i PDK-së për Insajderin.

I pyetur nëse PDK në Qendër ka diskutuar rreth përplasjeve që po ndodhin atje, ai ka thënë se nuk kanë mbajtur takim të tillë.

“Nuk kemi bërë takim që të merremi me këtë punë”, ka thënë tutje ai.

Për më tepër, degët e PDK-së në Skenderaj kanë nisur përplasjen për shkak të mosmarrëveshjeve mes ish-kryetarit të Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, dhe deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

E gjithë kjo erdhi kur kryetari i degës, Sami Lushtaku, shkarkoi nga detyra e nënkryetarit Bekim Haxhiun dhe shtatë anëtarë të kryesisë, me arsyetimin se janë të papërgjegjshëm rreth punëve të partisë.

Madje përplasja mes tyre kishte shkuar deri në atë masë, saqë Lushtaku e kishte quajtur “zagar” Haxhiun./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit