Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i kërkon falje presidentit Erdogan

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke telefonuar presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka kërkuar falje për skandalin e “armiqësisë ndaj Ataturkut dhe Erdoganit”, në stërvitjen e NATO-s.

Sipas informacioneve nga burimet e Presidencës së Turqisë, bëhet e ditur se Stoltenberg ka kryer një bisedë telefonike me presidentin Erdogan. Në bisedë Stoltenberg ka theksuar se autoritetet e komandës kanë nisur hetimin e nevojshëm dhe se i është dhënë fund menjëherë detyrës së teknikut norvegjez me kontratë i cili ka qenë shkaktarë i ngjarjes.

Duke vënë në dukje se Turqia është një aleat i rëndësishëm për NATO-n, Stoltenberg, ka njoftuar se do të merren të gjitha masat e nevojshme që mos të përsëritet më një ngjarje e ngjashme dhe ka theksuar ndër të tjera se shpreson që skandali i përjetuar të mos ndikojë negativisht në marrëdhëniet mes NATO-s dhe Turqisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit