
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi i ka bërë thirrje ish-bashkëpartiakut të tij, kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit që të kryej detyrat që ka marrë si kryetar i Prishtinës me votat e votuesve të mijë, votuesve të Vetëvendosjes, ose të dorëzoj detyrën dhe më pas ta s’provoj vetën në detyra tjera.
Sipas tij Ahmeti më komod po e ndjen vetën si kryenegociator sesa si kryetar i kryeqytetit.
“Unë, kryetarit të komunës i them të kthehet dhe ti kryej detyrat si kryetar komune, sepse ka marrë mandatin prej votuesve të mi, ka marrë edhe mandatin tim, ka marrë edhe mandatin e votuesve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ka një projekte që duket se e ka harruar. Unë i them ktheu dhe bëje detyrën që të ka dhënë qytetari ose dorëzojë detyrën që të kanë dhënë qytetarët, pastaj sprovohu në detyrat tjera. Ahmeti më shumë po e ndihet si bashkëkryenegociator, sesa si kryetar i Komunës së Prishtinës dhe kjo është fatkeqësi për Prishtinën”, tha Selimi në një proncim për Kosova Post.
Selimi në këtë bisedë për Kosova Post, ka folur edhe për punësimet e familjare në ekipin negociator, për çka ka thotë se nuk do ti sjell asgjë Kosovës, veçse shpenzim buxheti në njerëz të pa rëndësishëm.
“Prej se është marrë vendimi për ta formuar ketë ekip negociator, që po e quajnë shtetëror, është pritur se do të mbetet në ketë nivel të joseriozitetit. Ajo çka kemi parë më ekipet e familjarëve të ekipeve të dy bashkëkryesuesve është paraqitje e një niveli të jo seriozitetit. Sepse duket që jo vetëm ne nuk i kemi marrë serioz ata, por as ata vet nuk e kanë marrë seriozisht punën për të cilën thirren se do ta bëjnë në të ardhmen si grup negociator. Kështu që ky është niveli. Ky ekip negciator nuk do ti sjell asgjë Kosovës, përveç prodhimit të skandaleve dhe një dëmi material për buxhetin e Kosovës me ato paga koti për ata njerëz të pa rëndësishëm për mandatin që mendojnë ta kenë” tha Selimi.
Sipas tij Kosova do të duhej të ishte më e përgatitur për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj në këto bisedime në tavolinë me Vuçiqin dhe qeverinë serbe.
Deputeti i Vetëvendosjes duke komentuar nepotizimin në ekipin shtetëror të Kosovës, tha se është fatkeqësi që kryenegociatorët e kanë gjetur veten vetëm tek familjarët e tyre, por në të ardhmen sipas tij as në familjet e veta nuk do të gjejnë përkrahje.
“Dakord, unë e di që ndoshta nuk kanë mundur ta plotësojnë ekipin me zyrtarë dhe njerëz serioz jashtë familjeve të veta dhe është fatkeqësi që nuk kanë gjetur njerëz tjerë veçse në familjet e veta, siç po shkon kështu në të ardhmen as në familjet e veta nuk do të gjejnë përkrahje”, shtoi Selimi, duke komentuar lajmet e mediave se ekipi negociator është shndërruar në ekip tezakesh, duke aluduar kështu në faktin se pjesë e saj është Visar Ymeri, nënkryetari i PSD-së, që ka rastisur të jetë tezak me shpend Ahmetin, por edhe asistenti i tij që po ashtu edhe ai është njëri nga tezakët e kreut të PSD-së, Shpend Ahmeti.


