Selmanaj: Ne do ta rrëzojmë Qeverinë sepse e ka katandisë vendin

Mos i humb

Deputeti i Grupit Parlamentar të LDK-së Driton Selmanaj, nuk e përjashton mundësinë e rrëzimit të kësaj Qeveria e cila sipas tij ka degraduar dhe nuk është e zonja të ballafaqohet me proceset e rëndësishme që duhet t’i kalojë Kosova.

Selmanaj, duke folur për deklarimin e LDK-së për zgjedhje të reja, thotë se LDK-ja ,nuk ka kërkuar zgjedhje, por fillimisht kërkon bisedime me të gjitha subjektet politike në vend, pozitë dhe opozitë për caktimin e afatit kohor për zgjedhje të reja, pastaj nëse kjo nuk funksionon, atëherë thotë ai mbase edhe duhet të kërkohet rrëzimi i Qeverisë me mocion, siç e parasheh, Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës së Kuvendit.

Sipas deputetit Selmanaj, LDK-ja ka kërkuar shkarkimin e Qeverisë për shkak të krizës së thellë politike dhe institucionale në Kosovë , duke i dhënë kështu fund kulturës së keq qeverisjes.

“LDK-ja ka kërkuar që të ulemi dhe të bisedojmë me subjektet e tjera politike përfshirë ato që janë në pushtet edhe ato të opozitë, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve, sepse duket se kjo qeveri nuk e ka shumicën parlamentare, ka vetëm 52 deputet me rregulla parimore të demokracisë e cila konsiderohet si Qeveri e pakicës dhe e cila nuk mund të marrë ndonjë vendim të madh”, tha Selmanaj, për Kosova Post, duke shtuar se kjo Qeveri është e pa zonja të ballafaqohet me tema të mëdha që ka para vetes si dialogu me Serbinë,themelimi i Asociacionit etj.

“Kjo Qeveri është e pa zonja që të ballafaqohet me tematika të rëndësishme siç është dialogu me Serbinë, asociacioni por edhe tematika tjera. Ne si LDK vlerësojmë se duhet të ulemi me subjektet tjera politike të dakordohemi për një kalendar se kur Kosova mund të shkoj në zgjedhje, por kjo gjithmonë mbetet në vullnetin reciprok sepse interesi i vendit është vetëm ky, nuk ka tjetër mënyrë që t’i japim fund kësaj kulture keq qeverisëse të degraduar”, shprehet Selmanaj.

I pyetur nëse do të jenë të bashkuar gjithë opozita, përfshirë këtu edhe Listën Serbe e cila poashtu ka kërkuar zgjedhje të reja, për mocion kundër Qeverisë, Selmanaj nuk flet konkret nëse do të kërkohet mocion për rrëzimin e Qeverisë, por kujton se mocioni është një instrument që e lejon Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit.

Sipas tij, kjo Qeveri nuk do të rrëzohet pse atë po e kërkon tashmë edhe Beogradi, por kjo Qeveri duhet të rrëzohet është e pa zonja për t’ia dalë mbanë problemeve.

“Ne do të shohim se si do të rrjedhin gjërat dhe si do të jetë reflektimi që do ta ketë koalicioni qeverisë. Ata tashmë e kanë parë që janë të rrëzuar pasi që as kuorumin nuk mund ta sigurojnë pa opozitën. Instrumenti i kontrollit parlamentar dhe instrumenti të cilin na lejon Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës është mocioni për rrëzimin e Qeverisë. Por, ne duke parë se kjo qeveri është e rrëzuar dhe se ka më tepër kërkesa për tu rrëzuar më shpejt e që vinë nga Beogradi, përkatësisht kërkesat më të mëdha vinë nga Presidenti Vuçiq eventualisht mund të ketë qasje edhe Presidenti i Kosovës”, tha Selmanaj duke thënë se Qeverinë aktuale duhet ta rrëzojmë se e kanë katandisur vendin.

“Ne nuk do të rrëzojmë Qeverinë pse ka kërkuar Vuçiqi, por sepse e kanë katandisë qeverisjen në këtë vend të korruptuar deri në fyt të demoluar tërësisht dhe të pazotë për ti dalë problemeve përpara”, tha Selmanaj.

Ndryshe, deputeti Selmanaj tha se Presidentin e vendit e sheh si kërcënim për stabilitetin e vendit.

“Ky popull nuk e meriton këtë qeveri e cili nuk ka as informata me bazike se çfarë po ndodhë brenda vendit. Kryeministri u dorëzuar, Kryeparlamentari është dorëzuar krejt çka din, din vetëm presidenti i vendit për të cilin kam dyshimet e mija si kërcënues serioz i stabilitetit të vendit”, tha Selmanaj./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit