Në rezolutën në gjuhën maqedonase, Senati i bëri thirrje Presidentit dhe Sekretarit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, si dhe aleatëve evropianë, që të angazhohen për hapjen e negociatave të kapitullit të parë të BE-së me Maqedoninë e Veriut, pa kushte shtesë dypalëshe.

“Presidenti dhe Sekretari i Shtetit duhet të vazhdojnë të bashkëpunojnë ngushtë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, për të mbështetur zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian”, thuhet në rezolutë.

Në rezolutë theksohet gjithashtu mbështetjen e Senatit për qeverinë e RMV-së për të ndërmarrë reformat e nevojshme për avancimin e anëtarësimit në BE