Në mesazhet tuaja në Instagram ka një lojë sekrete!

Mos i humb

Nëse jeni mërzitur nga të qëndruarit në rrjetet sociale duke parë postime të ndryshme, mund të provoni diçka tjetër.

Instagram ka një lojë të fshehtë me “emoji” në sektorin e mesazheve dhe njerëzit sapo kanë nisur ta zbulojnë.

Nuk ka rëndësi nëse jeni përdorues iOS apo Android. Hapni një mesazh dhe dërgojini një “emoji” dikujt ose shihni nëse dikush ua ka dërguar një të tillë (duhet të jetë vetëm një, pa “emoji” të tjera). Më pas mbani shtypur “emoji”-n dhe aplikacioni do ju shfaqë lojën.

Ekrani do të ketë një sfond të verdhë dhe “emoji”-n në qendër. Ju duhet të rrëshqisni platformën nëpër ekran që ikona të vazhdojë të kërcejë.

Sa më shumë që ju vazhdoni lojën, aq më shpejt ai kërcen dhe shtohet vështirësia, fitoni pikë dhe sfondi ndryshon. Pas 10 pikësh, “emoji” do të ndryshojë automatikisht, për shembull një larvë kthehet në flutur.

Pikët ruhen dhe mund të shihen pavarësisht se kur përdoruesi do të nisë lojën sërish.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit