Senatori amerikan: Turqia mund të jetë forcë stabilizuese e rajonit

Mos i humb

 

 

Senatori amerikan Lindsey Graham tha se forcat milice në Irak do të jenë një nga problemet më të rëndësishme para qeverisë së re irakiane, ndërsa lavdëroi rolin e Turqisë sa i përket stabilitetit të rajonit.

Duke folur në një konferencë për media në ambasadën amerikane në kryeqytetin irakian Bagdad, Graham tha se organizata terroriste DEASH është e pamundur të mposhtet përmes armëve, por se duhet një ekonomi e fortë dhe sistem arsimor i mirë.

“Është e pamundur të mposhtet DEASH-i në Irak pa praninë e SHBA-së në Irak dhe Siri. Prania amerikane këtu në të njëjtën kohë është shërbim për stabilitetin rajonal”, u shpreh Graham, duke shtuar se gjendja e sigurisë në Irak ka arritur përmirësim të madh.

“Turqia mund të jetë forcë stabilizuese në rajon”

“Me presidentin Recep Tayyip Erdoğan kemi diskutuar për shqetësimet në lidhje me praninë e forcave tona në Siri. Turqia mund të jetë forcë stabilizuese në rajon”, tha Graham në lidhje me praninë e SHBA-së në Siri.

Senatori amerikan tha se nga problemet më të rëndësishme me të cilat do të përballet qeveria e re irakiane është qëndrimi që do të merret në lidhje me forcat milice dhe lidhur me atë se si këto forca do të përfshihen në qeveri.

Sipas një deklarate me shkrim nga zyra e kryeministrit irakian Haider al-Abadi, në kuadër të vizitës së një delegacioni nga Kongresi Amerikan në Bagdad gjatë ditës së djeshme është diskutuar në lidhje me zvogëlimin e numrit të këshilltarëve amerikanë në Irak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit