Senegali lë prapa vendet e G20 në luftën kundër COVID-19

Mos i humb

Lufta e Senegalit kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është vlerësuar të jetë më e suksesshme sesa i atyre të vendeve me ekonomi të zhvilluar.

Sipas raportit “COVID-19 Global Response Index” të revistës Foreign Policy ku është vlerësuar trajtimi i COVID-19 në 36 vendeve, Senegali duke lënë pas vendet si SHBA, Franca është radhitur si vendi i dytë më i sukseshëm në luftën kundër pandemisë.

Në vendin e parë është Zelanda e Re tregon raporti i bazuar në të dhënat globale të 36 vendeve në mesin e të cilëve edhe shtete të G20, pas Senegalit radhiten Islanda dhe Danimarka.

Në raport Zelanda e Re ka 100 pikë, Sengali 89.3, Islanda 84 dhe Danimarka 82.7 pikë.

Raporti vlerëson vendet sipas politikave të tyre të testimit, pakot e mbështetjes financiare për popullatën gjatë pandemisë, izolimi, kontrolli kufitar dhe njoftimi i publikut.

Renditja interaktive që po përditësohet kohë pas kohe bazohet në të dhënat e vendeve për periudhën 31 dhjetor-31 gusht.

Deri më 10 shtator në Senegal kanë humbur jetën 293 persona nga COVID-19 ndërsa janë infektuar 14.150.

Fluturimet ndërkombëtare në këtë vend afrikan janë ndaluar nga 17 prilli deri më 31 qershor ndërsa masat e liruara më parë në gusht u vendosën sërish.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit