Şentop dënon hapjen e zjarrit ndaj refugjatëve nga forcat greke të sigurisë

Mos i humb

Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Şentop, ka dënuar qëndrimin çnjerëzor të forcave greke të sigurisë të cilët kanë hapur zjarr me plumba të vërtetë kundër refugjatëve sirianë, (AA).

Në një deklaratë nga llogaria e tij në rrjetin social, Twitter, Şentop, është shprehur se “Unë dënoj qëndrimet çnjerëzore dhe joligjore të forcave greke të sigurisë të cilët qëlluan me plumba të vërtetë mbi emigrantët që ndodhen në rajonin kufitar në të cilin ndodhej për inspektime edhe Komisioni i të Drejtave të Njeriut të Parlamentit të Turqisë. Shtetet evropiane duhet të kenë turp nga ky qëndrim i egër i Greqisë që ata mbështesin”. 

Kujtojmë se ka humbur jetën një refugjat dhe 5 të tjerë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së policisë dhe njësive kufitare të Greqisë duke përdorur gaz lotsjellës, gaz tymues, bomba zhurmuese, plumba gome dhe të vërtetë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit