Tunizia karantinon pothuajse 1.000 të dyshuar për Covid-19

Mos i humb

Ministria e Shëndetësisë së Tunizisë ka njoftuar se 996 persona janë në karantinë mjekësore shtëpiake shkaku i dyshimit se janë infektuar me koronavirusin e ri, (AA).

Ministri i Shëndetësisë, Abdellatif Mekki, në një konferencë për media tha se autoritetet e vendit kanë kontrolluar më shumë se 1.600 shtetas të Tunizisë dhe shtetas të huaj që kanë ardhur nga vendet në të cilat është regjistruar prania e sëmundjes.

Ai shtoi se rreth 620 persona janë liruar nga karantina pasi kanë kaluar testet mjekësore dhe periudhën e mbikëqyrjes.

Të hënën, ministri Mekki tha se një shtetas i Tunizisë, i cili është kthyer nga Italia, ka rezultuar pozitiv në testin për virusin.

Numri i përgjithshëm në botë i vdekjeve nga virusi është mbi 3.000, ndërsa më shumë se 89.000 të tjerë janë infektuar.

Si pjesë të përpjekjeve për të kontrolluar përhapjen e virusit, shumë qeveri kanë mbyllur kufijtë e tyre dhe kanë pezulluar udhëtimin tokësor dhe ajror me vendet më të prekura si Kina, Irani dhe Italia.

Organizata Botërore e Shëndetësis, e cila tashmë ka shpallur shpërthimin e një emergjence ndërkombëtare shëndetësore, ngriti nivelin e rrezikut global në “shumë të lartë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit