Serbët parlajmërojnë sërish protestë për taksën

Mos i humb

Një protestë paqësore do të mbahet nesër në orën 12:00 në Mitrovicën Veriore me rastin e futjes së taksës 100 përqindëshe mbi produktet nga Serbia.

Kështu ka vendosur Shtabi i Krizave i formuar të premten në katër komuna nga veriu i Kosovës.

Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Igor Simiq iu tha gazetarëve pas takimit të këtij shtabi të katër komunave – Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore se nesër do të mbahen seanca e jashtëzakonshme e kuvendit komunal në veri të Mitrovicës ku do të diskutohet mbi situatën politike dhe atë të sigurisë në këtë pjesë të Kosovës.

Edhe të premten në komunat e banuara me shumicë serbe u protestua ndaj taksës së vendosur nga autoritetet kosovare ndaj produkteve me origjinë nga Serbia./KK

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit