Shtëpive iu vendoset çmimi. Pronarët pranojnë ARRSH, por sulmohen nga informalët

Mos i humb

Specialistët e Autoritetit Rrugor Shqiptar shkuan mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e “Astirit” për të vlerësuar ndërtesat që kanë leje të rregullta. Nga ky vlerësim do të dalë edhe vlera e dëmshpërblimit të tyre, por banorët refuzojnë. Në ndihmë të specialistëve të ARRSH-së shkoi edhe policia.

Specialistet nisën punën në dhjetëra banesa, pronarët e të cilëve janë me dokumente. Ata pranojnë të dëmshpërblehen, por gjatë punës, grupe personash sulmuan dhe kërcënuan punonjësit e ARRSH-së, por edhe banorët që pranuan t’i fusin në shtëpi.

“Pas vlerësimit të pronave, dosja shkon në ministri për VKM-në e shpronësimit. Duke bërë punën tonë për evidentimin e këtyre pronave, për matjen dhe vlerësimin e tyre, një grup i caktuar njerëzish kanë intimiduar si ARRSH-në, punonjësit e saj, ashtu dhe pronarët, që me dashamirësi na ftuan brenda për të bërë matjet në pronën e tyre”, tha zv.drejtori i ARRSH-së, Ergys Verdha.

Arsyen se përse reaguan me dhunë, një pjesë e banorëve e shpjegojnë në këtë mënyrë.

“Në fillim ishim për dëmshpërblimin që të na i japin. Tani nuk dua të na afrohet njeri afër shtëpive tona. Sepse edhe projekti ka dalë me shumë vjedhje aty brenda”, tha një qytetar.

“Grupi i vlerësismit të ARRSH-së të na e vlerësojë tamam. Ku të shkojmë ne me fëmijët? Pastaj është edhe dimër”, tha një tjetër.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës ka nisur të largojë pemët dhe shtyllat e ndriçimit nga rruga, e cila do të kthehet në kantier ndërtimi për “Unazën e re”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit