
Dhjetëra banorë të një lagjeje në Beograd, pasditen e së shtunës kanë bllokuar furrën e një shqiptari, vetëm sepse ishte shfaqur në Facebook, me një foto ku bënte shqiponjën.
Hyrja e furrës së bukës shqiptare ishte rrethuar me dhjetra serb të cilët mbanin në dorë hartën e Kosovës nën flamurin Serb.
Në pankartat e tyre shkurhej se “harmonia është disfatë e djallit”.
“Sapo është bllokuar furra e shqiptarëve në Borçë, për të shkak të propagandimit të Shqipërisë së Madhe. Stop prodhimeve shqiptare në Serbi”, thuhet në tekstin e një përshkrimi në një faqe në Instagram, që ka postuar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes. “Harmonia është disfatë e djallit”, thuhet më tej aty. Ky postim ka marrë dhjetëra mesazhe përkrahëse nga serbët e tjerë.

Në rrjetet sociale janë shpërndarë disa fotografi dhe video nga kjo protestë, ndërsa brenda furrës është hedhur edhe një kokë derri si nënçmim ndaj shqiptarëve myslimanë.
Ky nuk është i vetmi rast që marrëdhënia mes serbve dhe shqiptarëve të Kosovës, të cilët jetojnë në shtetin serb, nuk është e qetë.
Edhe pse së fundmi pritet të mbahet në Bruksel një takim mes krerëve të serbisë dhe kosovës, pala serbe nuk është aspak optimiste.


