Serbi :Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 114 raste të reja

Mos i humb

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë vdekur 3 të tjerë dhe janë raportuar 114 raste të reja me COVID-19, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 9.791.

Nga dje janë testuar 6.196 persona, prej të cilëve 114 rezultuan pozitiv me koronavirus.

“Shkalla e pozitivitetit për herë të parë ishte nën 2 për qind kurse sot ishte 1.8 për qind”, ka thënë zv/drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik të Serbisë, Darija Kisiç Tepaçeviç në konferencën për media.

Në spital janë shtruar 1.750 pacientë, kurse 48 janë në respiratorë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi kanë vdekur 3 të tjerë nga koronavirusi duke çuar në 203 numrin e përgjithshëm të vdekjeve. Aktualisht përqindja e vdekshmërisë është 2,07 për qind dhe 1.971 persona janë shëruar.

Sot në Kuvendit të Serbisë do të mbahet seancë në rendin e ditës të së cilës është edhe propozimi për heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme e cila është në fuqi nga 15 marsi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit